Detaje të reja janë zbuluar për arrestimin e 4 personave në Fier, mes tyre dhe polici Lorenc Gropa.

Mësohet se ata e kryenin aktivitetin kriminal prej disa muajsh. Sipas gazetarit të Klan News Besar Bajraktaraj, lokali në Patos ishte në pronësi të policit, por menaxhohej nga kushëriri i tij. Ky i fundit, ishte personi “kyç” që merrej me shitjen e lëndës narkotike.

Agjentët e AMP kanë kryer disa herë blerje në lokal, duke u kamufluar si klientë. Dy muajt e fundit, lokalin mësohet se ia kishin dhënë me qira një tjetër personi. Rastësisht është zbuluar trafiku i armëve, pasi në celularin e babait të policit janë gjetur komunikime me Skerdilajd Levendin për të dërguar armë në Greqi.

Kujtojmë se sot Policia vuri në pranga: Lorenc Gropën, Klevis e Ledjon Gropën, si dhe Skerdilajd Levendin./tvklan.al