Pantallonat e gjera ishin ‘personazhi’ kryesor në pasarelë pasi u shfaqën në tonalitetet e gurëve të  çmuar nga Victoria Beckham, në versionin e zyrës nga Burberry dhe ngjyra të forta dhe printe nga Marques’ Almeida, pra nëse doni të rikrijoni veshjet e zyrës ose të gjeni ide të reja për veshje e ditës, mund t’ia nisni me pantallonat voluminoze.

Ky nuk është një trend që ‘avullon’. Pantallonat e gjera kanë qenë të pranishme që prej viteve 1920 kur studentët e Oxford University nisën të përdornin “çantat Oxford”, stile të gjera që të fshihnin kilotat (që asokohe ishin trendi). Balerinë dhe yje si Katherine Hepburn i përqafuan menjëherë dhe pjesa tjetër mbetet histori.

Por nëse ju dëshironi që të gjeni ide më moderne, kemi renditur 7 mënyra si të vishni pantallonat e gjera.

Xhaketë lëkure dhe çizme kauboj

Pantallonat e gjera mund të vishen duke i lënë të lirshme, me një xhaketë lëkure ku duket një pjesë e barkut. Çizmet kauboj shtojnë disa centimetra dhe duken më stil sesa atletet.

Print leopard dhe balerina

Pantallonat e gjera mund t’i kombinoni me një këmishë xhins dhe një pardesy leopard, si edhe këpucë balerina që mund të jenë në të njëjtin print apo ndryshe.

Xhaketë me rrip në bel

Nëse pantallonat janë voluminoze, mund të rrgulloni pak siluetën. Pantallonat e gjera rrinë shumë mirë me xhaketat e shtrënguara në bel. Këpucët e sheshta me majë që kanë tokëza ose zbukurime janë të duhurat, shtoni syze dhe një çantë.

Një bluzë që merr gjithë vëmendjen

Xhinset tuaja të preferuara mund t’i zëvendësoni me  pantallona të gjera lëkure. Këto të fundit mund të kombinohen me një pulovër gjysmë të futur në to dhe kambale gjatë ditës. Në darkë, mund të zgjidhni një bluzë me ngjyrë të ndezur dhe një çantë të vogël. Mos u kurseni te bizhuteritë ndërsa këpucët përshtatini sipas motit.

Pardesy lëkure dhe mokasine

Pantallonat e gjera me lule mund të transformojnë gjithë veshjen. Një model i tillë mund të kombinohet mirë me një bluzë të thjeshtë, pardesy lëkure dhe mokasine duke e lënë gjithë vëmendjen te motivet me lule.

Këmishë ‘oversize’ dhe pulovër

Veshja e punës mund të jetë shumë më interesante me pantallona të gjera, një këmishë të bardhë dhe një pulovër të ngrohtë pa mëngë. Në ditët e ftohta, mund të shtoni një pallto gri dhe kambale.

Pulovër ‘oversize’

Pantallona të gjera, pulovër kashmiri, bizhuteri të arta dhe një çantë. Kjo veshje e thjeshtë qëndron shumë mirë me këpucët balerina. Me ngrohjen e temperaturave, mund të zëvendësoni pulovrën me një kanatierë dhe sandale të sheshta.

/tvklan.al