Nëse 2024 do të ishte një pikturë, do të shihnim një përzierje të çokollatës dhe bërgonjës. Stilistët dhe shtëpitë e modës përqafuan shpejt tonet e thella, por tani po i largohen pak minimalizmit dhe po zgjedhin ngjyrat e forta.

Në koleksionet pranverë-verë 2025, paleta e  ngjyrave është plot gjallëri. Pantone zbuoi se ngjyra e 2025 është “Mocha Mousse”, kurse pasarelat mahnitën me nuancat e bukura prej smeraldi dhe së kuqes.

Pas disa vitesh që stilistët zgjedhin versione të “luksit minimalist”, ngjyrat e gjalla po rikthehen. Disa marka si Prada luajnë me kombinimet e forta, kurse Ferragamo bashkon ngjyrën me tonalitetet e saj. Nuk po flasim më, por po jua zbulojmë çfarë do të shihni në muajt e ngrohtë të vitit.

Mocha Mousse

Kjo ngjyrë duket sikur është nxjerrë nga sënduku i 2024-ës, por pasarelat mendojnë ndryshe. Gucci e përdori si sfond për bizhuteritë e arta duke prezantuar një vallëzim mes guximit e thjeshtësisë. Prada e kombinoi me ngjyra të forta kurse Max Mara solli pantallonat më të shkurtra që keni parë.

E kuqe e ndezur

Bërgonjën e pamë gjithandej, por 2025 do të jetë “flakë”. E kuqja e zjarrtë do të gjendet kudo, nga fustanet asimetrike të Ferragamo te fundet e lirshëm të Bottega Veneta dhe sateni i Balmain.

Smerald

Ndoshta mund ‘të fajësoni’ “Wicked”, por ngjyra e margaritarit të gjelbër është prezantuar nga Saint Laurent, Prada dhe Dries van Noten. Kalimi nga ulliri te smeraldi përngjan me atë të bërgonjës dhe së kuqes. Saint Laurent thotë se mund ta kombinoni me portokallinë e errët apo si një këmishë nën një bluzë transparente siç e sugjeron Prada.

Rozë pudër

Nuancat e lehta dhe të pastra të rozës ishin protagoniste për koleksionet pranverë-verë 2025 të Miu Miu, Jil Sander, Khaite dhe Brandon Maxwell. Kjo ngjyrë mund të jetë në një veshje të plotë apo të kombinohet me tone më të errëta e deri neutrale, por mbetet një kalim i lehtë dhe i sigurt drejt maksimalizmit.

Mandarinë

Zakonisht kjo është një ngjyrë që shihet në periudhën e verës, por stilistët kanë pasur qasje të ndryshme. Bottega Veneta prezantoi veshjet e lehta, lozonjare që të kujtojnë perëndimin e diellit ndërsa  Loeëe përzgjodhi diçka më me strukturë si fustanet e shkurtra me temina.

/tvklan.al