Prodhuesi francez i ilaçeve Sanofi ka thënë se do të ndihmojë në prodhimin masiv të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga Pfizer/BioNTech. Kjo kompani thotë se ka arritur një marrëveshje për të prodhuar 125 milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit.

Shefi ekzekutiv i Sanofi tha se kontrata me Pfizer ishte e para në industrinë farmaceutike dhe kjo vjen pasi firma franceze ka vonuar krijimin e vaksinës së saj.

Futja në lojë e kompanisë franceze vjen në një kohë kur Pfizer/BioNTech ka probleme me prodhimin e vaksinave dhe ka deklaruar se do të ketë vonesa të dërgesave në Evropë.

Po ashtu dhe AtraZeneca, ka deklaruar se me vaksina në fillim do të furnizohet Britania e Madhe e më pas vendet e BE.

BE nga ana tjetër ka kërcënuar të kufizojë eksportet e vaksinave të bëra brenda unionit, si një përgjigje ndaj kompanive që nuk dërgojnë dozat në kohë./tvklan.al