Von Der Leyen: Kemi siguruar 600 milionë doza të tjera nga kjo vaksinë
Vaksina e firmave Pfizer/BioNTech krijon mbrojte kundër infektimit edhe nga variantet e reja të koronavirusit të shfaqura në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut. Në këtë përfundim shumë shpresëdhënës ka arritur një studim i përbashkët i ekspertëve të firmës Pfizer dhe atyre të fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Teksasit.
Analizat laboratorike të mostrave të gjakut të 20 personave të cilëve ju ishte injektuar kjo vaksinë zbuluan se sistemi i tyre imunitar kishte neutralizuar të dy variantet e reja të koronavirusit duke penguar infektimit prej tyre.
Vaksina Pfizer/BioNTech ka një efektshmëri 95%,që konsiderohet ndër nivelet më të larta. Mutacionet e reja të virusit u zbuluan në Dhjetor të vitit të kaluar dhe kanë vetinë të përhapen më shpejt dhe të jenë më ngjitëse, por jo më vdekjeprurëse.
Në postim në Twitter, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen njoftoi se ka siguruar 600 milionë doza nga firmat Pfizer/BioNTech, dyfishi i sasisë për të cilën u ra dakord fillimisht.
Synimi i institucionit që ajo drejton është sigurimi i 2.3 miliardë dozave në total nga firma të ndryshme, sasi e mjaftueshme për të furnizuar edhe vendet fqinje si Shqipëria.
Tv Klan