Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar sot përdorimin në të gjithë Bashkimin Evropian vaksinën e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech. Sipas një deklarate nga Komisioni Evropian, vaksina do të përdoret tek të gjithë qytetarët mbi 16 vjeç.

Po ashtu bëhet me dije se ky institucion ka bërë një vlerësim rigoroz dhe në fund ka marrë vendimin që vaksina është shumë e sigurt dhe efikase.

Lajmi i sotëm është një hap i rëndësishëm përpara në luftën tonë kundër kësaj pandemie, e cila ka shkaktuar vuajtje dhe vështirësi për kaq shumë. Ne e kemi arritur këtë moment të rëndësishëm falë përkushtimit të shkencëtarëve, mjekëve dhe vullnetarëve provë, si dhe shumë ekspertë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së“, tha Emer Cooke, drejtor ekzekutiv i EMA.

Provat klinike treguan që vaksina është efektive në parandalimin e COVID‑19 tek njerëzit mbi 16 vjeç. Provat treguan efikasitet rreth 95% kundër COVID-19 në një fazë të rëndë, përfshirë ata me astmë, sëmundje kronike të mushkërive, diabet, presion të lartë të gjakut etj.

Më herët vaksina e Pfizer është miratuar për përdorim masiv në SHBA, Britani dhe Kanada./tvklan.al