Sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni është larguar nga skuadra e New England Revolution në Major League Soccer. Futbollisti kuqezi e ka mbyllur me ekipin, pjesë e të cilit ishte nga viti 2022, por do të mbetet në SHBA.
Vrioni mbylli akordin me CF Montreal. U përfol për një rikthim të sulmuesit në Europe, por do të mbetet në MLS.
26-vjeçari do të vazhdojë karrierën te Montreal, ndërsa New England Revolution ka ruajtur një përqindje të kartonit në rast rishitje në të ardhmen. /tvklan.al