Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer në La Liga te Mallorca. Sulmuesi i Kosovës, ishte autor i një dopietë golash, në fitoren 3-1 ndaj Las Palmas.

Muriqi zhbllokoi takimin në minutën e 7-të, ndërsa dyfishoi shifrat në minutën e 28-të.

30-vjeçari numëron tre gola në dy ndeshjet e fundit, pasi shënoi edhe javën e kaluar ndaj Osasunës.

Në 19 ndeshje këtë sezon në La Liga, sulmuesi e ka tundur rrjetën gjashtë herë, ndërsa ka regjistruar edhe dy asiste. /tvklan.al