Lamine Yamal i ka mahnitur të gjithë, duke arritur shifra të çmendura në një moshë të re. Sulmuesi i Barcelonës u shpall kampion Europe me Spanjën, vetëm pak ditë pasi kishte mbushur 17 vjeç.
Futbollisti i lindur në vitin 2007, është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën dhe kombëtaren e tij.
Përveç paraqitjeve në fushë, Yamal ka qenë shumë i përfolur edhe për lidhjet e tij. Ndarja në verë nga Alex Padilla bëri bujë të madhe.
Së fundmi, sulmuesi është rikthye në qendër të mediave rozë. Këtë herë, jo për ndonjë lidhje, por për një pëlqim të hershëm.
Një koment i Yamal në “Instagram” në vitin 2020, është bërë viral në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një postim të Mia Khalifa-s. Në një foto të postuar nga aktorja e filmave për të rritur në vitin 2020, bie në sy komenti i Yamal.

Lojtari asokohe ishte vetëm 12 vjeç, por duket se ka pasur fiksim Mia Khalifa-n. Komenti i Yamal është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. /tvklan.al