Vritet një 11-vjeçare në Greqi. Krimi i rëndë ka ndodhur të dielën dhe dyshohet se është kryer nga një 37-vjeçar, kushëri i nënës së viktimës.
Mediat greke thonë se 11-vjeçarja, Vasiliki Nikopoulos u zhduk nga fshati Myrtia në Pirgos. Policia pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë identifikoi se për herë të fundit ajo ishte parë në makinën e të afërmit të saj.
Gjatë marrjes në pyetje, 37-vjeçari ka rrëfyer krimin duke deklaruar se e vrau me një kaçavidë dhe se trupin e hodhi në një zonë me kallamishte, duke çuar policinë në zbulimin e vendndodhjes së viktimës.
37-vjeçari, ishte akuzuar në vitin 2017 për përdhunim të një të mituri dhe ishte në shërbim prove. Në fakt kjo është një nga arsyet pse autoritetet po shqyrtojnë nëse ajo është përdhunuar para vrasjes, gjë që do të vërtetohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Klan News