Presidenti Vuçiç ka vendosur që të rrisë me 20 për qind buxhetin për arsimin e lartë si dhe të ulë me 50 për qind tarifat e shkollimit të studentëve.
Këto para do të përdoren, jo vetem për uljen e tarifave të shkollimit për studentët, por edhe për mbulimin e shpenzimeve materiale si dhe për rritjen e pagave për të punësuarit në arsimin e lartë.
Qeveria serbe në largim pretendon se me realizimin e kësaj kërkese, studentët duhet që të heqin dorë nga protestat dhe të ulen në dialog në mënyrë që palët të diskutojmë për rishpërndarjen e saktë të fondeve.
Vuçiç thekson se kërkesa e parë e studentëve për publikimin e dokumenteve lidhur me rënien e tendës në stacionin hekurudhor në Novi Sad është përmbushur.
Sa i përket kërkesës së dytë dhe të tretë, ka nisur procedimi penal ndaj 37 personave të identifikuar nga studentët si dhunues të tyre gjatë mbajtjes së protestave.
Këto deklarata nuk i kanë frenuar studentët e fakulteteve të Beogradit të cilët në vend që t’u ktheheshin auditoreve të leksioneve preferuan që të nisen drejt Novi Sad-it me qëllim që t’i mbështesin kolegët e tyre nga në bllokimin e të tri urave në atë qytet, me rastin e tre mujorit të tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona.
Presidenti Vuçiç, po ashtu ka vizituar në spital Vukashin Crnçeviç, të riun e plagosur rëndë nga rënia e tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sad-it.
Ndërkaq, Gjykata Themelore në Novi Sad caktoi paraburgim deri në 30 ditë për katër të dyshuarit që sulmuan një grup studentësh natën ndërmjet 27 dhe 28 Janarit.
Ata janë ndaluar nga policia për të mos ndikuar te dëshmitarët dhe për të mos përsëritur krimin. Presidenti Vuçiç, fali 13 studentë, profesorë dhe qytetarë kundër të cilëve kishin nisur procedurat penale pas pjesëmarrjes së tyre në protestat e fundit.
Për shkak të protestave dha dorëheqjen Kryeministri Vuçeviç dhe kryebashkiaku i Novi Sadit, Milan Gjuriç.
Klan News