Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, të shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Kamzës inspektuan punimet në shkollën 9-vjeçare “Angela Merkel”.

Godina ofron standard bashkëkohore, ndërkoëh që kryeministri u la disa porosi.

“Kjo hyrja do të shkojë deri në fund, se është futja këtu e kupton”, tha fillimisht Edi Rama.  

Kjo shkollë e cila do të jetë gati për nxënësit në sezonin e ri mësimor në Shtator, i shtohet zinxhirit të 18 shkollave në bashkinë e Kamzës.

“Kjo ka shumë nxënës, 1300: Kur shihni këto, janë ca që shkruajnë keni shkolla po s’keni nxënës. Sa nxënës janë? 238 mijë nxënës dhe 300 mijë në total kemi ne këtu për ju që thoni s’kemi nxënës, s’kemi fëmijë, kemi, kemi, i kemi të gjitha”, tha Rama.   

Shkolla e re 9-vjeçare “Angela Merkel’’, është një shkollë me standard të larta, me 10 laboratorë, 38 klasa, bibliotekë, dy auditore për evente të ndryshme, palestër moderne, terren sportiv të jashtëm dhe mjedise rekreative brenda e jashtë.

Klan News