Fshirja e bisedave nuk është më një justifikim për të mos të rihapur aplikacionin e Whatsapp nga iPhone në Android.
Tashmë mund të transferoni historikun e WhatsApp nga iPhone tek celularët e rinj me Android 12.
Në Shtator, WhatsApp deklaroi se më në fund do të jetë e mundur të transferoni bisedat tek Galaxy Z Flip3, Fold3, dhe tek versionet Pixel.
Procesi kërkon të përdoret një kabëll USB-C pasi transferimi nuk mund të bëhet përmes internetit.
Fillimisht për të nisur procesin duhet të skanoni kodin QR që shfaqet tek pajisja Android, duke përdorur celularin iPhone. I gjithë procesi është i sigurt, dhe informacioni personal është i mbrojtur, të tjerët nuk kanë akses në të.
WhatsApp momentalisht po punon mbi lejimin e transferimit të bisedave nga Android tek iPhone./tvklan.al