Të ftuar:
Seldi dhe Sinani
Damiano Agalliu
I ftuar këtë të shtunë në ekranin e Televizionit KLAN në emisionin “Xing me Ermalin” ka qenë i ftuar Damiano, një personazh publik pjesëmarrës në “Big Brother” një reality show i njohur në Shqipëri.
Në portale qarkullojnë fjalë se ka qenë Olti Curri ai i cili e ka favorizuar atë për hyrjen në shtëpi dhe këto thashetheme u përforcuan me publikimin e disa mesazheve komprometuese se banori i kishte bërë dhurata.
Ermal Mamaqi e pyet Damianon për lidhjen që ai ka patur brenda shtëpisë me Armelën, me të cilën ishte çift në lojë.
“
Kemi filluar nga zeroja sërish. Jemi bashkë. Atje brenda ishim në lojë jashtë janë vetëm ndjenjat. Nuk e di nëse në të ardhmen do të kemi diçka serioze me Armelën, shohim e bëjmë
“, ka rrëfyer Damiano.
Kur ai doli nga shtëpia shumë fansa të tij mbetën të zhgënjyer dhe thuhet se publikimi i mesazheve ishte një tradhti e kryer nga vetë miqtë e tij brenda.
“
Jo nuk besoj se më kanë bërë puç, as tradhti. Duhet të jemi të vetëdijshëm që përpara se të futesha edhe unë ashtu si të gjithë u kam treguar familjarëve dhe miqve të mi që kisha fituar një audicion dhe do isha diku
”, thotë Damiano.