Andrra Destani dhe Sinani së fundmi kanë festuar 6-vjetorin e fejesës së tyre. Andrra nuk ka ngurruar t’i bëjë një dedikim romantik partnerit duke i shprehur dashurinë e madhe që ka për të. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga fejesa e tyre dhe uron që të dy të gjejnë gjithmonë dashurinë dhe komoditetin tek njëri-tjetri.
“Shpresoj që gjithmonë të gjejmë dashuri dhe komoditet tek njëri-tjetri. Shpresoj që të jemi të bekuar me akoma më shumë vite bashkë! Gëzuar ditën e fejesës dashuria ime”, ka shkruar Andrra.

Kujtojmë se çifti është në pritje të fëmijës së dytë. Ishte vetë Andrra e cila zbuloi se ishte shtatzënë për herë të dytë përmes disa fotove në rrjetet sociale dhe tregoi se është në pritje të një djali. /tvklan.al
