Padyshim që Andrra Destani dhe Sinan Hoxha janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbiz-it.
Sot ata festojnë 5-vjetorin e martesës së tyre dhe në këtë ditë të veçantë Andrra ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për t’ia dedikuar bashkëshortit të saj.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa foto nga ceremonia e dasmës së tyre dhe bashkëngjitur shkruan se lumturinë e përjetshme që i premtuan njëri-tjetrit në altarin e dashurisë, ata janë duke e përjetuar çdo ditë përkrah njëri-tjetrit.
“5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pakursim. Kemi bekimin e Zotit, për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që së bashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’më tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti!Jemi festa e jetës së njëri-tjetrit. Gëzuar dashuri”./tvkklan.al