I ardhur nga stoli, Roman Yaremchuk ishte heroi për Ukrainën pasi goli i tij në minutën e 83-të vulosi një fitore jetike ndaj Sllovakisë në Dyseldorf.
Trajneri Serhiy Rebrov bëri katër ndryshime në formacionin fillestar të Ukrainës, më shumë se çdo ekip tjetër në këtë europian deri më tani, pas humbjes katastrofike 3-0 të së hënës ndaj Rumanisë.
Me moshën mesatare 25 vjeç e 259 ditë, skuadra e Ukrainës ishte ekipi me moshën më të re që ka luajtur në këtë turne, deri më tani. Nga ana tjetër Sllovakia kishte një moshë mesatare 30 vjeç, 233 ditë. Ndoshta faktori moshë ndikoi që lojtarët ukrainas të përmbysnin rezultatin përballë përvojës sllovake.
Ivan Schranz shënoi golin e vetëm të takimit në fitoren e Sllovakisë ndaj Belgjikës të hënën, ky ishte goli i tij i parë ndërkombëtar në gati tre vjet. Vetëm katër ditë më vonë, sot, ai shtoi një tjetër gol ngaj Ukrianës, goli i tij i pestë me përfaqësuesen.
Gjatë kualifikimeve për Euro 2024, 11 lojtarë të ndryshëm shënuan për Sllovakinë. Schranz nuk ishte njëri prej tyre, pasi nuk arriti të shënonte në 373 minuta në fushë. Në fakt, ai tashmë ka tentuar më shumë gjuajtje në Euro 2024 (katër) sesa gjatë gjithë ndeshjeve kualifikuese (dy). Askush nuk e priste që Schranz të ishte autori i golave për Sllovakinë në këtë turne, madje as tifozët e tyre.
Tani, me dy gola në dy ndeshje Schranz ka thyer rekordin në europian si lojtari më i vjetër që ka shënuar në dy paraqitjet e tij të para në kompeticion (30 vjet, 282 ditë), duke kaluar sulmuesin legjendar bullgar Hristo Stoichkov në 1996 (30 vjet, 126 ditë).
Shaparenko, me golin në minutën e 54-t, u bë lojtari i parë i Dynamo Kyiv që shënon në europian që nga Andriy Shevchenko në vitin 2012, ndërsa ishte goli i tij i dytë ndërkombëtar dhe i pari në gati tre vjet.
Yaremchuk me golin e shënuar ndaj Sllovakisë shkon në kuotën e 16 golava me përfaqësuesen ukrainase duke kaluar trajnerin e tij Rebrov, i cili ka shënuar 15 për skuadrën përfaqësuese. Gjithashtu Yaremchuk u bë shënuesi më i mirë i Ukrainës në kampionatet eurpianë me 3 gola. (optanalyst)
/tvklan.al