Do të jenë të shumtë yjet e kinemasë që do të ndriçojnë Festivalin e Filmit në Venecia të këtij viti, i cili çel siparin e tij të mërkurën.
Një nga ngjarjet më të mëdha të kulturës europiane që do të zgjasë për 11 ditë pritet të ketë një tjetër atmosferë këtë vit duke lënë pas polemikat e grevës së skenaristëve të vitit të shkuar.
Prozhektorët pritet të fokusohen në emra të njohur që do të mbërrijnë në Venecia si Brad Pitt, George Clooney, Lady Gaga, Joaquin Phoenix, Angelina Jolie, Daniel Craig, Nicole Kidman, Michael Keaton, Winona Ryder apo dhe Adrien Brody.
Ndër filmat që pretendojnë çmimin kryesor të Luanit të Artë janë “Joker: një çmenduri në dy” që këtë herë ka bërë bashke Phoenix dhe Gaga.
Ndër kandidatët është edhe “Maria” me protagoniste Axhelina Jolie që luan divën e operës Maria Callas.
Nuk mbetet pas as filmi “Queer” me Daniel Kraig që ka lënë pas stereotipin e James Bond duke sjellë një amerikan homoseksual.
Janë 21 filma që garojnë për çmimet e mëdha ndërsa fituesi i “Luanit të Artë” do të zbulohet më 7 Shtator.
Tv Klan