Angelina Jolie u përlot pas ovacionit tetë minutësh pas premierës botërore të filmit të saj të ri, “Maria”, në Festivalin e Filmit të Venecias në Itali.
Në një video të qarkulluar në rrjetet sociale aktorja e “Tomb Raider” u pa duke u larguar nga skena duke fshirë lotët, teksa publiku po e duartrokiste.
Fituesja e çmimit Oscar dukej mahnitëse me një fustan shumë elegant në ngjyrë shampanje me supet e zbuluar të mbështjella me gëzof.







Filmi “Maria” i kushtohet sopranos me famë botërore greko-amerikane Maria Callas, ku 49-vjeçarja do të jetë rolin kryesor.
Më herët Angelina Jolie nderoi kujtimin e sopranos duke vendosur në fustanin e saj të zi karficën e këngëtares së operas, në një set fotografik për premierën e filmit.
Edhe pse aktorja më herët është shprehur se e ka patur shumë të vështirë për të mësuar këtë rol, duket se performanca e saj i ka frymëzuar shumë fansat.
“Maria” është një nga 21 filmat të cilët janë në garë për të fituar Luanin e Artë që do të jepet më 7 Shtator, që përkon dhe me ditën e fundit të festivalit.

/tvklan.al