Aplikacioni për hapësirën kontrollon edhe nëntokën

Një algoritëm që u krijua për të studiuar yjet në qiell, po rezulton efikas edhe për tërmetet nga thellësia e Tokës. Në revistën ndërkombëtare ‘Science’ përshkruhet aplikacioni i algoritmit të ri të krijuar nga kërkuesit e universitetit amerikan John Hopkins në bashkëpunim me grupin kërkimor të Maryland.

Quhet ‘Sequencer’ dhe u ideua për të analizuar të dhënat astronomike në sasi tejet të larta, por mund të përdoret në analizmin edhe të informacioneve e statistikave të mbledhura në 30 vitet e fundit nga mijëra e mijëra sisteme sizmike që regjistrojnë vibrimet e kores së tokës pas tërmeteve.

Sipas ekspertëve, mund të shfrytëzohet për të vrojtuar edhe sinjalet e dobëta me saktësi më të lartë e të qartë në shkallë globale, e më pas për të ndërtuar një sistem apo hartë të brendësisë së planetit tonë. Deri më tani, nëpërmjet algoritmit janë dalluar rajonet më të nxehta të mantelit të tokës, deri në 3 mijë metër thellësi, veçanërisht në zonat në Oqeanin Paqësor në afërsi të Hawaii-t.

Klan Plus