Vihen në pranga 2 kushërinj, në kërkim autori kryesor i ngjarjes

Një konflikt i çastit mes disa të rinjve çoi në plagosjen me armë zjarri të dy prej tyre. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në Mamurras dhe autorë të dyshuar të ngjarjes janë tre. Këtë të martë, policia e Lezhës njoftoi arrestimin e dy prej tyre, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë në ngjarje. Sa i përket autorit kryesor të dyshuar, ai vijon të jetë ende në arrati.

Kështu, policia thotë se ka vënë në pranga dy kushërinjtë Gentjan dhe Xhilberto Loku, 34 dhe 26 vjeç, të dy banues në Mamurras. Ndërsa në kërkim është shpallur 22-vjeçari Eduard Ndreca.

Këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti të çastit, për motive të panjohura, plagosën me armë zjarri dy të rinjtë 21-vjeçarë, K. L. dhe E. Z./tvklan.al