Zbulohen rreth 50 specie detare të panjohura deri më sot nga shkenca në ujërat e thella pranë ishullit të Pashkës. Një mision i ri që zgjati 40 ditë në vargmalet nënujorë ka dokumentuar ekzistencën e 160 specieve që nuk ishin parë kurrë në këto ujëra, 50 prej të cilave të panjohura plotësisht.
Në thellësinë e rreth 1200 m nën siperfaqen e Oqeanit Paqësor, shkencëtarët konfirmojnë se çdo mal nënujor ishte një ekosistem më vete, dhe një botë e paprekur me krijesa nga më të çuditshmet, mes të cilave edhe kafshë të varura nga fotosinteza, njësoj si të ishin bimë.

Në ekspeditë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komunitetit të Rapa Nui, për të kuptuar dhe njohur më mirë mjedisin detar që rrethon ishullin e tyre.
Klan News