Zbulohet galaktika më e largët dhe antike e vrojtuar ndonjëherë, dhe është mjaft e ngjashme me Rrugën e Qumështit. Është në formë disku rrotullues, quhet “Rebels-25”, ka një strukturë të rregullt si ato aktualet, por ne e shohim si ishte kur Universi ishte shume i ri, i krijuar prej 700 mln vitesh, ndërkohë që sot mosha është 13.8 miliard vite.

Deri më sot mendohej se galaktikat e lashta të ishin shumë kaotike, pasi u krijuan pas shpërthimit të Big Bang dhe materiali që prodhoi, dhe çdo gjë mori formë dhe rregull me kalimin e kohës, por edhe falë forcës së gravitetit. Më pas galaktikat primitive u shkrinë mes tyre në forma më të rregullta dhe uniforme, por u deshën miliarda vite evolucion për të arritur si janë sot.

“Rebels-25” pikërisht thyen këto principe, dhe përveç formës së ngjashme me galaktikën tonë dhe të tjerat, me një disk të shpejtë dhe të dominuar nga rrotullimi, me një bosht qëndror ku janë përqëndruar një sasi shumë e madhe yjesh, dhe hapje anësore në formë spirale.

Zbulimi, që rivendos në diskutim hipotezat e formuluara deri me sot mbi formimin e galaktikave, u realizua nëpërmjet teleskopit ALMA, që gjendet i pozicionuar në shkretëtirën e Kilit.

Klan News