Zbulohet një planet ne moshë mjaft të re. Është vetëm 3 mln vjeçar dhe ndodhet në Mjegullnajën e Demit, rreth 430 vite dritë larg nga Toka. Sipas astronomëve mund të etiketohet si planeti më i ri ne moshë i vrojtuar deri më sot, duke patur parasysh që Toka është krijuar rreth 4.5 mld vite më parë.
Zbulimi është realizuar falë të dhënave të teleskopit hapësinor Tess të Agjensisë Hapësinore Amerikane, NASA. Metoda e përdorur është rilevimi i luhatjeve të dritës së një ylli, si pasojë e kalimit të një trupi qiellor para saj. Mendohet se planeti ka një yll mëmë dhe atmosfera e tij është e rrethuar nga një shtresë detritesh.
Iras, planeti i sapozbuluar, mendohet se ka një diametër të përafërt me atë të Jupiterit, por me një masë jo më të madhe se 1/3 e planetit me të madh të sistemit diellor. Duke qenë se është në moshë mjaft te re, është ende në formim dhe me stabilizimin e atmosferës, mund të jetë në të ardhmen i ngjashëm me një super Tokë shkëmbore.
Klan News