Nga baza ajrore në Ramstein në Gjermani, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kërkoi që aleatët perëndimorë të ndërmarrin vendime të forta për të lejuar Kievin të kryejë sulme me rreze të gjatë në Rusi dhe të sjellë paqja më afër.
Volodymyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës: Tani dëgjojmë se politika juaj me rreze të gjatë nuk ka ndryshuar, por shohim mungesë raketash dhe bashkëpunimi. Dhe kjo vlen edhe për territorin tonë, i cili është i ozurpuar nga Rusia, përfshirë Krimenë. Mendojmë se është e gabuar që ka hapa të tillë. Ne duhet ta kemi këtë aftësi me rreze të gjatë jo vetëm në territorin e okupuar të Ukrainës, por edhe në territorin rus, po, në mënyrë që Rusia të motivohet për të kërkuar paqen.
Pasi Rusia goditi Ukrainën me qindra dronë dhe raketa në javët e fundit, Kievi përsëriti se kishte një nevojë urgjente për më shumë mbrojtje ajrore dhe kapacitet sulmi me rreze të gjatë për të mbrojtur veten.
Ishte hera e parë që Zelenskiy iu bashkua mbledhjes së ministrave të mbrojtjes në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermaninë perëndimore. Mes të tjerash Zelensky tha se përparimi në Kursk vijon.
Volodymyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës: Ne aktualisht kontrollojmë një sipërfaqe prej më shumë se treqind kilometra katrorë në rajonin e Kurskut. Dhe kjo përfshin njëqind vendbanime. Një pjesë e konsiderueshme e këtij territori u braktis nga trupat ruse – ata thjesht u larguan kur panë forcat tona që po afroheshin. Deri më tani, gjatë muajit të parë të operacionit tonë në rajonin e Kurskut, forcat ruse kanë humbur rreth gjashtë mijë ushtarë të vrarë dhe të plagosur vetëm në Kursk. “Në të njëjtën kohë me përparimin tonë në rajonin e Kurskut, ushtria ruse vazhdon ofensivën e saj në Ukrainë.
Ai theksoi se njësitë e ushtrisë ruse janë të përfshira në zgjerimin e zonës së marrjes së territorit në rajonin e Donetskut dhe kjo sipas presidentit ukrainas tregon qartë se Putini do që më shumë të pushtojë Ukrainën sesa të dojë siguri për Rusinë.
Ndërkaq nga kjo bazë ajrore Uashingtoni premtoi 250 milionë dollarë të tjera armatime për Kievin. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin sërish ofroi mbështetjen e fushatës së Ukrainës për të zmbrapsur forcat ruse nga territori i saj.
Udhëheqësi ukrainas planifikon të takohet edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz gjatë vizitës së tij. Zelenskiy më pas do të udhëtojë në Itali për të marrë pjesë në forumin ekonomik ndërkombëtar Ambrosetti dhe gjithashtu planifikon bisedime me kryeministren italiane Giorgia Meloni ndërsa kërkon të koordinojë pozicionet me aleatët në vendet e mëdha të industrializuara në Grupin e Shtatë (G7).
Klan News