Presidenti Volodymyr Zelensky shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë këtë vit, jo pas 3 vitesh.
“Shpresojmë që këtë vit ta përfundojmë luftën”, thotë ai dhe shton se lufta ka qenë shumë e vështirë për të gjithë kombin.
Zelensky shprehet se Ukraina ka nevojë për garanci sigurie për të parandaluar rikthimin e luftës së Rusisë në vitet në vijim. Ai shprehet se anëtarësimi në BE dhe NATO së shpejti do i ndihmonte shumë. Zelensky i bëri këto komente në një samit të liderëve evropianë.
Më herët, Zelensky tha se ai do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit nëse Ukraina do të bëhej anëtare e NATO-s në këmbim. Nga ana tjetër, Rusia tha se nuk do ta pranonte këtë si pjesë të ndonjë marrëveshjeje paqeje.
Sa i përket kërkesës që Trump për shlyerjen me minerale të rralla të 500 miliardë Dollarëve të ndihmave të dhëna nga Uashingtoni në mbështetje të Ukrainës për luftën, Zelensky dha dje këtë përgjigje: Kam patur një marrëveshje me Bajdenin dhe Kongresin Amerikan për ndihma me grante. Granti nuk është kredi.
E nëse amerikanët duan minerale të rralla, Presidenti ukrainas propozon që amerikanët të sjellin ushtrinë në terren për të garantuar sigurinë e vendit, një propozim që gjithsesi kundërshtohet nga Moska po aq fuqishëm sa plani për anëtarësim në NATO./tvklan.al