Zyrtarët amerikanë do t’i paraqesin zyrtarisht Rusisë propozimin e tyre për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë luftime dhe do të diskutojnë me ta rrugën që do të ndihet drejt bisedimeve të paqes.

Presidenti Donald Trump tha se tani çdo gjë varet nga Rusia pasi Ukraina ra dakord.

“Kam marrë disa mesazhe pozitive, por një mesazh pozitiv nuk do të thotë asgjë. Kjo është një situatë shumë serioze,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

Trump paralajmëroi se do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë, nëse e hedh poshtë propozimin amerikan.

“Rusia nuk ka rrugëdalje tjetër përveç armëpushimit. Po qe nevoja, ne do ta sanksionojmë, megjithëse shpresoj se nuk do të kemi nevojë. Në pikëpamjen financiare, ne mund të bëjmë gjëra shumë të pakëndshme, shumë të këqija, që janë shkatërruese për Rusinë, por unë nuk e dua një gjë të tillë.”

Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara njoftuan rifillimin e ndihmës ushtarake dhe shkëmbimin e informacioneve të zbulimit me Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy përshëndeti bisedimet me SHBA-në dhe tha se armëpushim 30-ditor i propozuar mund të përdoret për të hartuar një marrëveshje më të gjerë paqeje.

“Ne jemi gati për një armëpushim për 30 ditor siç propozohet nga pala amerikane. Sa u përket garancive të sigurisë, do të flasim më në hollësi në këto 30 ditë për të përgatitur një projektmarrëveshje. Ne kemi propozimet tona, por do të hartojmë hapat për të cilët do të biem dakord me aleatët tanë dhe formatet e garancive të sigurisë që do të ketë Ukraina pas luftë”.

Zelenskiy shtoi se takimi në Jeddah ndihmoi për të ulur tensionet me SHBA-në.

E ndërsa pritet një përgjigje e Rusisë, forcat ukrainase janë tërhequr pjesërisht nga rajoni Kursk.

Sipas agjencisë të lajmeve RIA, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse informoi presidentin Putin se forcat ukrainase janë të rrethuara dhe se planet e Kievit aty dështuan.

Presidenti Putin ka kërkuar që trupat e kapur në rajonin Kursk trajtohen si terroristë. Ai kërkoi çlirimin e plotë të rajonit dhe mësohet se do ta vizitojë së shpejti.

Klan News