Bllokimi i partive ndaj ekstremit të djathtë në Francë duket se ka dhënë rezultat. Sipas parashikimit të exit polleve, Koalicioni i Majtë ka fituar zgjedhjet parlamentare në Francë.
Partia e Presidentit Macron është renditur në vend të dytë, ndërsa ekstremi i djathtë e Marine Le Pen ka dalë në vend të tretë.
Pas votimeve, lideri i socialistëve, Olivier Faure deklaroi se Franca i tha jo të djathtës ekstreme. Ai tha se koalicioni mes partive të majta duhet të lejohet të formojë qeveri.
Ky ishte raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë.
/tvklan.al