Qytetarët francezë u thirrën këtë diele në raundin e dytë të një prej proceseve që konsiderohët si më i rëndësishmi ndër vite.
Pas fitores së raundit të parë Marine Le Pen dhe Jordan Bardella të Tubimit Kombëtar kundër Imigracionit, e djathta ekstreme synon për të drejtuar qeverinë, si dhe për të marrë kontrollin e plotë të Asamblesë Kombëtare.
Por sondazhet paraprake flasin se ekstremi i djathtë nuk mund të arrijë shumicën e nevojshme.
Presidenti Emanuel Makron dhe partitë e majta kanë bashkëpunuar mes tyre për të mos lejuar që ekstremi i djathtë i Le Pen të arrijë shumicën qeverisëse.
Pas një jave negociatash politike, qindra kandidatë rivalë u larguan për t’u dhënë të tjerëve një shans më të mirë për të mposhtur të djathtën ekstreme.
Zgjedhjet e parakohshme ne Francë cilësohen si historike. Deri në orën 17.00 të pasdites pjesëmarrja arriti në 60%, ndërkohë që Le figaro raporton se shkalla përfundimtare e pjesëmarrjes në votime vlerësohet të jetë rreth 67.5%.
Në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare, dy në tre francezë dolën në votim.
Sakaq për shkak të frikës së trazirave në mbyllje të votimeve është rritur siguria me rreth 30 mijë policë në të gjithë Francën.
Alarmi është vendosur në vend pasi rezultatet mund të shkaktojnë dhunë në Paris edhe qytete të tjera franceze.
Pas raundit të dytë të zgjedhjeve Presidenti Macron pritet të emërojë edhe Kryeministrin e ri.
Tv Klan