Francezët janë shprehur të shqetësuar për rezultatet teksa e fusin vendin drejt një kaosi të madh politik.
“I shqetësuar sepse ende nuk dihet se platforma e Frontit të ri Popullor do të zbatohet tërësisht. Në letër, rritja e pagës deri në 1,600 € mund të kënaqë disa njerëz, por për kompanitë kjo është një rritje 15% e pagës që vërtetë është një goditje. Tani duhet parë sesa ndryshim do të sjellë kjo forcë politike.”
Titujt e gazetave në Francë u hapën gjithashtu me mosbesim të theksuar ndaj rezultateve të papritura të zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Gjithashtu edhe shtypi ndërkombëtar i ka ndjekur nga afër zgjedhjet franceze. Në SHBA, New York Times publikoi disa tituj për zgjedhjet, duke deklaruar se të djathtës ekstreme të Francës iu mohua shumica nga përparimi i së majtës, por paralajmëroi se pa një parti që kontrollon parlamentin, ngërçi politik i Francës do të vijojë.
Përveç raportit të saj të lajmeve mbi zgjedhjet, mediat italiane ngrënë pyetjen se çfarë mund të bëjë presidenti Emmanuel Macron pas zgjedhjeve të parakohshme që tani kërcënon bllokimin politik. Duke vënë në dukje kontrastin midis raundit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve, Die Welt e Gjermanisë e titulloi artikullin e saj: “Së pari dëshira për ndryshim ishte e madhe – tani është frika nga ndryshimi. El Pais shkruan se Macron do të duhet të bashkëjetojë”. Në Rusi, raportimi u përqendrua te Macron, një aleat kyç i Kievit në luftën në Ukrainë. “Një qorrsokak i ri për Macron: e majta fiton zgjedhjet në Francë.”
Ndërkaq François Hollande pjesë e Frontit të Ri Popullor kthehet sërish në parlament. Ai ishte paraardhësi i Emmanuel Macron si president, që ka drejtuar vendin nga 2012 deri në 2017. Duke iu drejtuar mbështetësve të tij pas shpalljes së rezultateve të parashikuara, Hollande tha se kjo na jep kënaqësi dhe përgjegjësi.
“Falë mobilizimit të jashtëzakonshëm të popullit francez, ne arritëm ta frenonim të djathtën ekstreme, por në një pakicë shumë të vogël”, tha ai. Raphawl Glucksmann, një eurodeputet i qendrës së majtë, brenda Partisë Socialiste, u shpreh se zgjedhjet shënojnë një ndryshim pushteti. Pedro Sánchez, kryeministri i majtë i Spanjës, ka përshëndetur rezultatin që çoi në frenimin e të djathtës ekstreme nga Franca. Aktualisht Fronti i Ri Popullor (NFP), aleanca e krahut të majtë/të gjelbër kanë marrë 182 vende në paralament, grupi liberal i presidentit francez Emmanuel Macron 168 vende dhe Fronti Kombëtar, e Marie Le Pen ekstremi i djathtë 143 vende, duke nënvizuar pjesëmarrjen masive të votuesve në mbi 67% që vendi nuk e ka parë që nga viti 1981.
Klan News