Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar ‘super myshkun’ që mund të ndihmojë në popullimin e Marsit.
Myshku Syntrichia Caninervis është një lloj rezistent i gjetur në shkretëtirën perëndimore të Xinjiang dhe mund të ndihmojë në kolonizimin e planetit të kuq, janë shprehur shkencëtarët e Akademisë kineze të Shkencave.
Myshku është bimë që thith shumë ujë dhe mund të mbajë më shumë sesa pesha e tij në ujë.
Kur shkencëtarët e thanë këtë myshk të veçantë dhe më pas e ujitën, u gjallërua sërish brenda pak sekondave. Ata e ngrinë dhe e bombarduan me rreze duke u përpjekur të rikrijonin karakteristikat e planetit të kuq dhe sërish myshku nuk pësoi asnjë dëmtim dhe vazhdoi procesin e fotosintezës e rritjes normale.
Shkencëtarët mendojnë se në Mars ai do të mund të prodhojë oksigjen, të thithë CO2 dhe të ruajë pjellorinë e tokës. Ata zbuluan se edhe pas humbjes së 98% të sasisë së ujit, myshku mund të rikthehej sërish në gjendjen fillestare pas ujitjes.
Jo vetëm kaq, por mund të rigjenerohet edhe nëse qëndron për 5 vjet në temperaturën -80 gradë apo për një muaj në azot të lëngët.
Myshku mund të gjendet në Xinjiang, Tibet, një shkretëtirë kaliforniane, në Lindjen e Mesme dhe vendet polare./tvklan.al