Në planetin Mars dikur ka patur ujë të ngrohtë. Mendohet se planeti i kuq ka qenë i banueshëm, ose kishte kushtet e pershtatshme për jetë të paktën 4.45 mld vite më parë gjatë kohës që krijohej.

Këtë sugjerojnë gjurmët biokimike të marra dhe vëzhguara nga një zirkoni që u gjet në një meteorit marsian NWA 7034. Ky është meteoriti i dytë më antik i zbuluar ndonjeherë dhe është etiketuar nga komuniteti shkencor “Black Beauty” për shkak të ngjyrës së tij të errët.

Sistemet hidrotermale kanë qenë vendimtare për zhvillimin e jetës në Tokë. Nisur nga kjo, të njëjtat analiza janë kryer dhe mbi provat që disponojmë nga planeti Mars. Me anë të gjeokimisë në shkallë nanometrike janë fokusuar autorët e studimit për elementë shpjegues.

Është vërtetuar se ka patur ujë gjatë fazës së lashtë të krijimit të kores së sipërfaqes e janë identifikuar elementë të tillë si hekur, alumin, sodium. Këto substanca kimike tregojnë se teksa zirkoni formohej, uji ishte i pranishëm përgjatë fazës fillestare të aktivitetit magmatik marsian.

Klan News