Zbulohen për herë të parë rezerva uji të lëngshëm nën sipërfaqen e Marsit. Analizimi i regjistrimeve të lëkundjeve sizmike të kryera gjatë 4 viteve nga sonda e NASA-s Mars Insight Lander konfirmoi praninë e ujit të lëngshëm në një thellësi 10 deri 20 kilometra mes disa shkëmbinjve nën sipërfaqen e planetit të kuq.
Shkencëtarët e NASA-s thonë se me shumë gjasa, në të tilla thellësi, Marsi ka sasi me tepri uji për zhvillimin e jetës si në tokë, por ka një problem që vështirë se mund të zgjidhet të paktën me mjetet aktualisht në dispozicion. Nga aq thellë, uji nuk mund të nxirret mbi sipërfaqe.
Që nga 2018-a kur zbriti për herë të parë deri në përfundim të misionit në 2022-shin, sonda sizmike e NASA-s regjistroi 1319 lëkundje sizmike, ndër të cilat edhe dridhje shumë të shpeshta që përkojnë me ato të ujit dhe lëngjeve të tjerë.
Shkencëtarët kanë dyshuar prej kohësh se Marsi fsheh oqeane me ujë dhe kjo është e qartë edhe nga prania e shtrateve të shumtë të lumenjve të tharë. Të sigurtë deri më tani, ata ishin për praninë e ujit në formë të akullt në pole. Uji është element thelbësor për dërgimin e njerëzve për t’i dhënë start aktivitetit njerëzor në Mars.
Tv Klan