Edon Zhegrova do të mungojë ndaj Liverpool, në sfidën që Lille do të luajë të Martën në Champions League.

Anësori nga Kosova nuk ishte pjesë e stërvitjes së fundit për skuadrën franceze. Zhegrova vuan një problem muskulor dhe për këtë arsye nuk do të jetë pjesë e ekipit në “Anfield”.

Mungesë e rëndësishme për Lille-n, për shkak se Zhegrova është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës këtë sezon.

Në gjashtë ndeshjet e këtij sezoni në Champions League, 25-vjeçari ka shënuar një gol dhe një asist, ndërsa ka qenë nga më të mirët në fushë për ekipin francez. /tvklan.al