Interi ka humbur portierin Yann Sommer për një muaj. Gardiani zviceran iu nënshtrua operacionit këtë të Premte, pas problemeve në dorën e djathtë.

Testet zbuluan një thyerje të gishtit të madh dhe operacioni ishte i pashmangshëm. Gjithçka shkoi shumë mirë dhe tani ka nisur koha e rikuperimit.

Në Itali raportohet se Sommer do të jetë jashtë për një muaj. Në portën e Interit do të luajë Josep Martinez, i cili këtë sezon numëron vetëm një ndeshje aktivizim. /tvklan.al