Zhvarrimet e eshtrave të disa në disa fshatra të Përmetit i kanë kaluar përmasat e atij qyteti. Nuk ka një numër të saktë të eshtrave të zhvarrosura, por kjo ngjarje ka tensionuar marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Greqisë.
Banorët e Kosinës pretendojnë se janë eshtra të të parëve të tyre, ndërkohë prifti i fshatit pretendon se janë eshtra të ushatarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke. Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” publicistët Mero Baze, Ardian Klosi, Orfea Beci dhe Sabri Godo shkrimtar, ish-deputet, Vangjel Dule kryetar i PBDNJ, Beqir Meta drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
“Unë nuk pretendoj të di gjithë historinë. Është e vërtetë që kjo histori ka nisur heshtur që në kohën e Enver Hoxhës. Atëherë janë tërhequr trupat e disa oficerëve madhorë dhe puna u mbyll me aq. Më 1995 është kërkuar në mënyrë zyrtare nga pala greke që të ngrihen këtu varrezat, por që atëherë u krijua konflikt sepse pretendohej që në këto varreza të ngriheshin monumente ku të shkruhej se ishin dëshmorë të rënë për vorioepirin. Ne nuk patëm kundërshtim për zhvarrosjen e eshtrave, por si të rënë në luftën antifashiste në të cilën mori pjesë edhe populli shqiptar. Kjo u hodh poshtë nga pala greke. U përsërit sërish më 1998-ën dhe kërkonin që Himara të shpallej krahinë autonome, në Tiranë të ngrihej një Universitet grek dhe varrezat. Unë kam hyrë në debat drejtpërdrejt me Presidentin grek dhe qe një debat i ashpër”, tha Godo./tvklan.al
Të ftuar: Mero Baze publicist, Ardian Klosi publicist, Sabri Godo shkrimtar, ish-deputet, Vangjel Dule kryetar i PBDNJ, Beqir Meta drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Orfea Beci publicist.