Kryebashkiaku i Vlorës nga fusha e mbetjeve tha per Klan News se prej dy ditësh Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka kaluar nr qeveri VKM-në për t’i kaluar qytetit landfilli i Serishtës që situatë e rëndë të marr fund.
Ermal Dredha dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme dhe se është dora e njeriut që shkaktoi këtë situatë.
Kryebashkiaku ka sqaruar edhe situatën e rëndë nga tymi mbi Vlorë dhe arsyet e kësaj gjendjeje.
I keqardhur ishte për këtë situatë Ermal Dredha në kulmin e sezonit turistik, por premtoi se me marrjen e landfillit të ri, situata do të përmirësohet ndjeshëm për Vlorën Turistike.
Klan News