Pronari i shtëpisë që u përfshi nga flakët të premten në Korçë, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga zjarri. Gazetarja Daniela Zisi raporton se 89-vjeçari me iniciale K.Zh., ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në spital.
Shtëpia në fjalë, e cila ndodhej në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës, u përfshi nga flakët për shkaqe momentalisht të paqarta. Bashkë me të moshuarin, në spital përfundoi edhe një grua 47-vjeçare, e cila kujdesej për të./tvklan.al