Kushtet atmosferike shkaktojnë problematika edhe në futbollin shqiptar. Reshjet e dendura të dëborës në qytetin e Korçës kanë shtyrë departamentin e garave në FSHF që të ndryshojnë stadiumin pritës të sfidës mes Skënderbeut dhe Vorës.

Përballja e raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë ishte planifikuar të luhej këtë të mërkurë në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”, por tashmë do të zhvillohet në një tjetër stadium.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Devolli dhe do të nisë në orën 13:00 të së mërkurës. Një përballje tepër e rëndësishme për dy skuadra që tentojnë fitoren e të paktën një trofeu këtë sezon.

Korçarët po notojnë në ujëra të turbullta në fundin e renditjes së Superligës shqiptare, ndërkaq, Vora kryeson Kategorinë e Parë për të qenë kandidate për tu ngjitur një divizion më lart në fund të sezonit.

Klan News