Trofeu i Eurovision 2024 këtë herë u fitua nga Zvicra.
Reperi i quajtur Nemo me këngën e tij The Code arriti të mposhte çdo pritshmëri dhe të shpallej fitues i festivalit europian të këngës.
Artisti zviceran, i përlotur dhe i shtangur nga fitorja, foli për atë që do të dëshironte të ishte vijimësia e këtij festivali.
“Më duhet të them që e gjithë kjo përvojë ishte me të vërtetë intensive dhe shumë e këndshme. Shpresoj që ky festival të shfaqë atë për çfarë shërben vërtetë: Paqen”.
Baby Lasagna i Kroacisë, 28 vjeç, doli i dyti me këngën “Rim Tim Tagi Dim”.
Nga ana tjetër, në vendin e tretë u radhit dyshja ukrainase, Alyona Alyona dhe Jerry Heil, me këngën e veçantë Teresa & Maria.
E cilësuar si një festë e diversitetit evropian, gara e këtij viti është vënë në qendër të vëmendjes politike me thirrjet për përjashtimin e Izraelit për shkak të fushatës së tij ushtarake në Gaza.
Ndërsa përfaqësuesi i Holandës u përjashtua nga finalja për shkak se kërcënoi njërin nga organizatorët.
Shqipëria u përfaqësua në Eurovison 2024 nga Besa Kokëdhima me këngën Titan, e cila arriti të shkone deri në natën e dytë të gjysmëfinales.
Tv Klan
5 vendet e para në Eurovizion:
Zvicra: Nemo – The Code
Kroacia: Baby Lasagna – Rim Tim Tagi Dim
Ukraina: Alyona Alyona & Jerry Heil – Teresa and Maria
Franca: Slimane – Mon Amour
Izraeli: Eden Golan – Hurricane