Javier Mascherano është trajneri i ri i Inter Miami. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi amerikan, që i ka uruar mirëseardhjen teknikut argjentinas.

Mascherano do të pasojë në stol një emër të njohur si Tata Martino, që u largua pak ditë më parë.

40-vjeçari do të gjejë ish-shokët e skuadrës te Barcelona, si Leo Messi, Jordi Alba, Sergi Busquets dhe Luis Suarez, të cilët tashmë janë pjesë e Inter Miami.

Për stolin e skuadrës amerikane u përfol edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, por drejtuesit kanë zgjedhur Mascherano-n, që për herë të fundit ka qenë në stolin e Argjentinës U-23. /tvklan.al