Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së ka publikuar të dhënat për vitin 2024, duke konfirmuar se industria e turizmit është rimëkëmbur nga pandemia.  

Rreth 1.4 miliardë njerëz kanë urdhëtuar nëpër botë vitin e shkuar, që është rreth 99% e numrit që bënë të njëjtën gjë në vitin 2019 para se Covid-19 të godiste botën.

Përkthyer në fitime, kjo shkon në 1.9 trilon Dollarë të shpenzuar për industrinë e turizmit që do të thotë se çdo turist shpenzoi mesatarisht më shumë se 1 mijë Dollarë.

CNN i ka kushtuar një artikull vendeve më të vizituara nga turistët, mes të cilave ka listuar edhe Shqipërinë. Ja çfarë shkruan media prestigjioze:

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, Evropa ishte kontinenti më i vizituar me 747 milionë turistë në vitin 2024. Franca ishte kombi më i vizituar në botë në vitin 2024 me 100 milionë turistë. Gjithashtu edhe Spanja bëri një paraqitje të mjaft të mirë me 98 milionë turistë, duke u renditur në vendin e dytë.

Por, vendet e zakonshme turistike nuk ishin të vetmet me numrin në rritje të turistëve. Në Lindjen e Mesme, Katari përjetoi një rritje prej 137% të turistëve. Pjesa më e madhe e kësaj u nxit nga investimi i vendit në infrastrukturë.

Vende të tjera më të vogla korrën fitore të mëdha në turizëm vitin e kaluar, si Shqipëria, Andorra, Republika Domenikane, Kuvajti dhe El Salvadori.

Tabloidi britanik “The Mirror” i ka bërë sërish jehonë bukurive të Ksamilit. Në një artikull të dytë brenda pak ditësh kjo media shkruan se aty pushuesit do të gjejnë ujëra të pastër kristal dhe resorte mahnitëse.

Ndërkohë, 316 milionë turistë udhëtuan në Azi dhe Paqësor në vitin 2024, 213 milionë shkuan në Amerikë, 95 milionë në Lindjen e Mesme dhe 74 milionë në Afrikë./tvklan.al