Një nxënëse është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është në gjendje të rëndë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme në Alabama, SHBA.
Sipas CNN nga të shtënat ka mbetur i vdekur një 17-vjeçare dhe një tjetër bashkëmoshatar i tij është në gjendje kritike për jetën, në shkollën e mesme Huffman.
Shefi i policisë së Birmingham, Orlando Wilson, tha se të shtënat kanë qenë aksidentale, por nuk shtoi më shumë detaje.
“Vajza e vrarë mbushte 18 vjeç për pak ditë. Ajo aspironte të bëhej infermiere”
, tha kryebashkiaku i Birmingham Randall Woodfin.
Incidenti ndodhi ekzaktësisht tre javë pasi një ish-student hapi zjarr në një shkollë në Florida, duke vrarë 17 persona, në një nga sulmet më vdekjeprurëse në shkollat amerikane./tvklan.al