Numri i viktimave nga zjarret katastrofike në Los Anxhelos është rritur në 11, ndërsa 13 persona janë deklaruar si të zhdukur. Kërkime për trupat të tjerë po vijojnë me anë të qenve. Autoritetet amerikane kanë deklaruar se janë djeguar mbi 12 mijë shtëpi dhe njësi. I është bërë thirrje që të evakuohen mbi 150 mije persona ndërsa në rrezik janë ende 57 mijë banesa.

Këto janë pamjet se si ishin zonat e banimit përpara se të shkatërroheshin nga zjarri. Ato tashmë janë në shtetrrethim. Kjo si një masë për të parandaluar grabitjet. Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom njoftoi të shtunën se ka aktivizuar 1680 anëtarë të shërbimit të Gardës Kombëtare për të luftuar zjarret e vazhdueshme.


Ai bëri thirrje për një hetim të pavarur se si mungesa e ujit paralizoi përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar flakët në Los Anxhelos. Ai gjithashtu i kërkoi Presidentit të zgjedhur Donald Trump që të “mos politizojë” katastrofën dhe “të mos përhapë dezinformata”. Presidenti Joe Biden e ka cilësuar situatën në Los Anxhelos si një “skenë lufte” .

Ndërsa zyrtarët qeveritarë nuk kanë dhënë ende një vlerësim financiar të shkatërrimit të shkaktuar nga zjarret në Los Anxhelos, raportet tregojnë se mund të jetë fatkeqësia natyrore më e kushtueshme ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Dëmi paraprak llogaritet mbi 150 milionë dollarë.

Tv Klan