Sulmi tragjik në New Orleans e ka çuar bilancin e viktimave në 15, ndërsa 35 të tjerë mbetën të plagosur.
Një person nga Teksasi i quajtur Shamsud-Din Jabbar, shtetas amerikan nga Teksasi, hyri me një kamion në një turmë të madhe që festonte vitin e ri në New Orleans. Zyrtarët e FBI-së dhe shtetit thonë se një flamur i grupit të Shtetit Islamik u gjet në automjet dhe ata besojnë se Jabbar nuk ka vepruar i vetëm. Jabbar u vra pas sulmit pas shkëmbimit të armëve me policinë.
Presidenti Joe Biden tha se Jabbar kishte treguar edhe më herët se ishte frymëzuar nga grupi IS dhe shprehu një “dëshirë për të vrarë” në videot e postuara në internet. Hetuesit po vijojnë të kërkojnë prova të tjera në Louisiana dhe shtete të tjera.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pas sulmit tragjik u gjetën gjithashtu edhe disa shpërthyese ne makine të cilat dyshohen se janë bërë në një shtëpi me qira të marra nga individët që mendohet se janë përgjegjës për sulmin.
Ndërkaq presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump ka kritikuar autoritetet amerikane dhe agjencitë e zbatimit të ligjit pas sulmit vdekjeprurës në New Orleans. Ai shkoi në Truth Social duke pretenduar se autoritetet si FBI dhe Departamenti i Drejtësisë nuk bënë punën e tyre në mbrojtjen e amerikanëve.
Nga ana tjetër të dhënat tregojnë se Jabbar kishte shërbyer në ushtrinë amerikane nga marsi 2007 deri në janar 2015 dhe më pas në Rezervën e Ushtrisë nga janari 2015 deri në korrik 2020. Ai u vendos në Afganistan nga shkurti 2009 deri në janar 2010 dhe mbajti gradën e rreshterit.
Ndërkohë një ngjarje tjetër tronditi SHBA-te mëngjesin e se enjtes ku 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Queens të New York. Ngjarja ndodhi jashtë një klubi privat të mërkurën vonë. Të plagosurit, 6 gra dhe 4 burra, janë jashtë rrezikut për jetën
Policia tha se dyshohet 3 ose 4 burra hapën zjarr ndaj turmës jashtë klubit privat. Për këtë ngjarje autoritetet përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist.
Tv Klan