Humbja e 12 jetëve në Cetinje të Malit të Zi  dhe 15 të tjerave në New Orleans në SHBA janë tragjeditë e para të mëdha për këtë vit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur ngushëllimet e saj për dy vendet dhe familjet e të prekurve.  Ndër të tjera, solidarizohet me komunitetet e prekura nga aktet e dhunës.

“Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në New Orleans.  Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave. Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë”, shkruhet në njoftimin në rrjete sociale.

/tvklan.al