Nga sulmi me armë u plagosën edhe 24 të tjerë
Një masakër me armë tronditi paraditen e kësaj të Hëne qytetin Izhevsk në Rusinë Qendrore. Një person i armatosur hapi zjarr në ambientet e brendshme të shkollës, duke vrarë 15 persona, 11 prej të cilëve fëmijë. 24 të tjerë mbetën të plagosur. Autori, Artiom Kazancev u vetëvra.
Ky filmim ka fiksuar momentet, kur në ambientet e brendshme të shkollës ndërhyn policia, ndërsa mësuesit dhe stafi i shkollës përpiqen të nxjerrin jashtë fëmijët e tmerruar nga të shtënat.
Hetuesit thanë se autori, një ish-nxënës i shkollës mbante veshje të zezë tipike për nazistët, me Zvastikën si simbol të tyre. Në shtëpinë e tij u gjetën disa karikatorë të mbushur me municion. Për presidentin Putin, ky është një akt i shëmtuar terrorist me motive raciste.
Sakaq, një tjetër video tregon momentet kur një person hap zjarr në një qendër rekrutimi për ushtarë në Siberi. I plagosur mbeti një prej punonjësve të rekrutimit.
Tv Klan