Një adoleshent është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Milot. I plagosuri është 15-vjeçari B.H., i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, i mituri dyshohet se e kishte gjetur në rrugë pistoletën tip TT dhe e kishte marrë në banesë.
Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht u vetëplagos në këmbë. 15-vjeçari po merr mjekimin nga mjekët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të rastit. /tvklan.al