Sezoni i zjarreve nuk është mbyllur ende. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në 24 orët e fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, 22 prej të cilave janë shuar ndërsa 5 të tjerat janë aktive.
Situata paraqitet disi më e vështirë në fshatin Shëngjin të Mirditës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pishë dhe shkurre.
Terreni i vështirë dhe era e fortë kanë favorizuar flakët që po kalojnë në drejtim të fshatit Lajthizë.
Ndërkohë po punohet për fikjen e zjarreve edhe në vatrat e tjera në Kukës, Kurbin e Mat. Fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat.
Tv Klan