Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar me inciale A.Sh. për trafikim në Shqipëri të dy automjeteve Audi të vjedhura në Zvicër.
38-vjeçari me banim në Zvicër, ishte në vëzhgim nga policia pasi informacioneve se ai kishte trafikuar dy makina të vjedhura në Zvicër, me vlerë 150 mijë Euro.
Njëra nga këto makina, Audi A8, u gjet në një parkim në zonën e Don Boskos në Tiranë. Mjeti u sekuestrua nga policia. Ndërkohë që uniformat blu po punojnë për gjetjen e automjetit tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al